Presidentja Osmani nesër në OKB, mban fjalim në Këshill të Sigurimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani nesër në OKB, mban fjalim në Këshill të Sigurimit

    Insajderi
    22 October 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në Nju Jork, ku nesër mbrëma do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
    Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes tha se Osmani do ta mbajë një fjalim atje.

    “Nesër Presidentja ndodhet në NY ku do të mbajë fjalim në KS OKB, prej orës 21:00, sipas kohës sonë lokale”, i tha ai Express-it.

    Osmani në këtë raportim pritet të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, me fokus sulmin e 24 shtatorit në veri.

    Presidenca tha se Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon e për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë.

    Para mbledhjes së KS të OKB-së, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

    Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet raporti e ri gjashtëmujor për situatën në Kosovë që përfshin periudhën nga 19 marsi deri më 18 shtator 2023.

    Në këtë mbledhje Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark