Presidentja Osmani takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidentja Osmani takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes

    Insajderi
    08 November 2022 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë.

    Në një njoftim të Presidencës thuhet se presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

    Ndryshe, gjatë ditës, e para e shtetit ka pasur takim edhe me kreun e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe me shefin e EULEX-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark