×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Situata në Veri – Osmani takohet me shefin e EULEX-it

    Insajderi
    08 November 2022 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare.

    Siç thuhet në komunikatë, shefja e shtetit ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për rend dhe ligj dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së sigurisë publike në të gjithë territorin e Republikës.

    Për këtë Osmani ka thënë se Kosova është në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

    Nga EULEX gjatë ditës së djeshme kanë treguar se janë të gatshëm të angazhohen nëse i kërkohet nga Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark