Presidentja Osmani takon për herë të parë presidentin e Sirisë: Po hapim kapituj të ri bashkëpunimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani takon për herë të parë presidentin e Sirisë: Po hapim kapituj të ri bashkëpunimi

    Insajderi
    11 April 2025 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Sirisë, Ahme dal-Sharaa, të premten në Turqi ku do të mbahet Forumi Diplomatik.

    Osmani ka thënë se ky takim i parë me presidentin sirian hap “kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve”

    “Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë. Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, shkroi ajo., përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark