Insajderi
Lajme

Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit për nesër, më 11 shkurt

Insajderi
10 February 2026 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit për nesër, më 11 shkurt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë dekretin për thirrjen e seancës konstituive të Legjislaturës së Re të Kuvendit.

Seanca do të mbahet nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit nga Presidenca, ky hap është ndërmarrë duke u bazuar në kompetencat kushtetuese dhe nevojën për stabilitet institucional.

“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Ky vendim i Presidentes Osmani vjen menjëherë pas përmbylljes së punës nga organet zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të hënën (9 shkurt) rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark