Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV

    Insajderi
    08 May 2025 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kardinali Robert Francis Prevost i Shteteve të Bashkuara është zgjedhur papa i 267-të dhe ka zbritur në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit si udhëheqësi i ri i 1.4 miliardë katolikëve të botës.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Papën e sapozgjedhur.

    Presidentja Osmani ka shprehur urimet më të sinqerta në emër të popullit të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes së Papës në një kohë kur bota ka nevojë më shumë se kurrë për paqe, unitet dhe dhembshuri.

    “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri. Uroj që pontifikati i tij të karakterizohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe përkushtimi i thellë ndaj dinjitetit të çdo njeriu,” ka shkruar Presidentja Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark