Insajderi
Lajme

Presidentja shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemsi Krasniqit – Shemit

Insajderi
22 December 2025 - 23:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidentja shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemsi Krasniqit – Shemit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemi.

Përmes një reagimi në Facebook, e para e shtetit thotë se “Xhamadani vija vija” mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada.

Ndër të tjera, ajo ka kujtuar se për kontributin e jashtëzakonshëm të grupit “Ilirët” me kantautor Shemin, i vlerësoi me Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë përmes muzikës që na la trashëgimi. I përhershëm qoftë kujtimi për Shemsi Krasiqin- Shemin”, thuhet në reagim.

Këngëtari u gjet i vdekur sot rreth orës 15:00 në shtëpinë e tij. Lidhur me rastin, policia ka konfirmuar për Klankosova.tv se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark