Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të pritet sot në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i Amerikës, Joseph Biden.
Kjo është konfirmuar sot përmes një njoftimi edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Jahjaga për në SHBA udhëtoi me ftesë speciale të Biden, dhe atje do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.
Megjithatë nuk është konfirmuar ende se për cilat tema konkretisht do të bisedohet në këtë takim të përbashkët në rezidencën e shtetit më të fuqishëm të botës./Insajderi.com