×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presioni ndërkombëtar dhe Kosova?- Vuçiq i gatshëm të dorëhiqet nga kreu i partisë

    Insajderi
    22 January 2023 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Aleksandër Vuçiq është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Progresiste të Serbisë”. Kështu ka thënë Darko Glishiq, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të partisë në pushtet në Serbi.

    Ai ka treguar se në selinë e kësaj partie është mbajtur një mbledhje në lidhje me situatën në Kosovë.

    E aty Vuçiq ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë atë post. Por sipas Glishiq “kjo mund të jetë fundi i kësaj partie në skenën politike në Serbi”.

    “Nëse presidenti Vuçiq qëndron në këmbë dhe jep dorëheqjen, mendoj se ky është fundi i SNS-së, fundi i karrierës që SNS pati në skenën politike të Serbisë dhe mendoj se skenari më i keq i mundshëm për Serbinë do të pasojë pas kësaj. të cilën as që mund ta imagjinoj”, tha ai për TV Pink.

    Vuçiq e informoi kryesinë e partisë për presionet perëndimore ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj u largua nga selia e partisë.

    Siç shton “Informer” disa zyrtarë kanë thënë se negociatat e mëtejshme me BE-në dhe SHBA-në nuk duhet të pranohen.

    Sipas gazetës, Vuçiq ka thënë se nëse dikush mendon se mund ta bëjë këtë punë më mirë se ai, do të largohet.

    Më shumë se një dekadë Vuçiq vazhdon ta mbajë pushtetin në fillim s kryeministër e tash si president. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark