Rusia për herë të parë ka reaguar lidhur me pretendimet e javëve të fundit që mund të nisë pushtimin e vendeve të tjera nëse do ta uzurponte Ukrainën.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov hodhi poshtë këto pretendime duke i quajtur si “absurde”, raporton Sky News.
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi së fundmi se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s nëse fiton në Ukrainë.
Njerëzit duhet të përgatiten për luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë, thotë zyrtari lartë i NATO-s
Mirëpo, Biden nuk është i vetmi udhëheqës që dha paralajmërime të tilla.
Shefi i ushtrisë britanike paralajmëron qytetarët që të përgatiten për luftë masive me Rusinë
Së fundmi, liderë të shumtë perëndimorë ngritën alarmin se një luftë gjithpërfshirëse mund të nisë me Rusinë. Ata madje iu bënë thirrje njerëzve që të përgatiten për këtë.