×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prezenca e Krasniqit në Leposaviq – aktivizon serbët, Petkoviq njofton Lajçakun për “provokimin” e Kurtit

    Insajderi
    16 June 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i së ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka njoftuar se e ka lajmëruar emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak për siç thotë si “provokimin” e ri nga Prishtina përkatësisht, të kryeministrit, Albin Kurti.

    Petkoviq e ka cilësuar si provokim prezencën e ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi brenda objektit të komunës së Leposaviqit.

    Një provokim i ri dhe një tentativë për marrjen me dhunë të komunës së Leposaviqit nga Albin Kurti. Menjëherë Lajçakun e kam njoftuar për këto lëvizje të dhunshme të Kurtit. Kurti në vend që ta largojë kryetarin e rremë nga ndërtesa, Kurti dëshiron të prezantojë këshilltarë të rrejshëm. e qartë se dëshiron një krizë të re! Ai nuk do të kalojë!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

    Serbët kanë tentuar që dhunshëm të futen brenda objektit por që janë ndalur nga KFOR-i hungarez.

    Insajderi ka provuar ta kontaktojë ministrin e MAPL-së, Elbert Kransiqi për të kuptuar se ku ndodhet e si qëndron e vërteta, por i njëjtit nuk ka qenë i qasshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark