×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Prezent rreth 17 qytetarë”- ‘Trafiku Urban’ del me sqarim lidhur me rastin e gruas që vdiq pas alivanosjes në autobus

    Insajderi
    03 March 2024 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërmarrja publike lokale ‘Trafiku Urban’ ka dalë me një sqarim lidhur me rastin e një gruaje, që vdiq pas alivanosjes në një autobus urban në Prishtinë mesditën e së shtunë.

    Nga kjo ndërmarrje përmes një komunikate për media kanë bërë me dije se tashmë të ndjerës i është ofruar ndihma e parë dhe se janë njoftuar menjëherë ekipet emergjente, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me datën 02.03.2024 në autobusin e linjës 3C, rreth orës 12:13, stafi i autobusit ka njoftuar se ka ndodhur një rast në autobus ku është alivanosur një qytetare. Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

    “Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje”.

    “Vlen të theksohet se në kohën e ndodhjes së ngjarjes, autobusi ka qenë i ndalur në stacion, në të cilin kanë qenë prezentë rreth 17 qytetarë!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se një grua ka vdekur mesditën e së shtunës pas alivanosjes në një autobus urban të Prishtinës.

    Në njoftim thuhet se mjeku në QKUK ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    “Prishtinë / 02.03.2024 – 12:26. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

    Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark