Insajderi
Show

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër-Kjo është gjinia dhe emri i bebit

Insajderi
10 July 2026 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër-Kjo është gjinia dhe emri i bebit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një lajm i bukur ka sjellë gëzim në familjen mbretërore shqiptare.

Raportohet se Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë që mban emrin Aleksandër.

Raportohet se vogëlushi ka lindur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 05:30, dhe gëzon shëndet të mirë. Emri Aleksandër konsiderohet një zgjedhje me simbolikë të veçantë për familjen mbretërore shqiptare.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni private të zhvilluar në Sllovaki.

Ky është fëmija i parë i çiftit, ndërsa për Princ Lekën është përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është gjithashtu babai i princeshës Geraldinë nga martesa e tij e mëparshme me Elia Zaharian.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark