×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Prince Coffee House tani edhe në Stamboll

    Insajderi
    23 May 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prince Coffee House e ka zgjeruar rrjetin e saj edhe në Turqi.

    Që nga e shtuna, ajo ka hapur lokalin e ri në qytetin e Stambollit.

    E vendosur në mega-portin e ri të lundrimit të quajtur “Galataport”, Prince Coffe House e gjeni në zemër të Stambollit në lagjen ujore të Karaköy Tophane.

    Duke shijuar kafet dhe ëmbëlsirat në këtë lokal ju do të keni mundësinë që njëkohësisht të shijoni edhe pamjen e mahnitshme të Bosforit.

    Në këtë lokal përgjegjësit janë kujdesur që vizitorët të kenë ambient të ngrohtë si dhe staf të përgatitur profesionalisht.

    Tashmë, Prince Coffe House është zgjeruar suksesshëm jashtë Kosovës ku pas hapjes së lokaleve në Nju Jork të SHBA-së, në Vjenë të Austrisë, Prince Coffe House nga e shtuna i ka hapur dyert edhe për klientët në Turqi, për të vazhduar tutje edhe në qytete dhe shtete të tjera, në të dyja anët e Atlantikut.

    Kafen unike dhe ëmbëlsirat e shijshme tash e katër muaj i  gjeni edhe në Düsseldorf të Gjermanisë, meqë Prince Coffe House ka filluar shtrirjen e rrjetit të saj të shumëkërkuar edhe në këtë shtet të Evropës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark