Insajderi
Biznes

Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)

Insajderi
25 October 2024 - 12:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qytetarët e Ferizajt tash do ta nuhasin më afër aromën e veçantë të Prince Coffee-s.

Kjo pasi në këtë qytet është hapur pika më e re e Prince Coffe – me një ambient tepër të ngrohtë e mikpritje të mirë nga stafi.

Kjo pikë do të ofrojë disa lloje të ëmbëlsirave pos kafeve të shijshme.

Menaxheri i kësaj pike në Ferizaj, Agon Quranolli, tha për emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, se risia në ambientin e ri do të jenë disa ëmbëlsira të reja, madje edhe një ofertë për mëngjes.

“Në pikën e re përveç kafeve që i kemi premium, do të shërbejmë edhe ëmbëlsira të freskëta. Kemi ëmbëlsira të reja në menu. Kemi edhe një ofertë për sezonin vjeshtor, një përzgjedhje e kafeve që është bërë dhe jemi munduar të jetë tamam për ditët e ftohta. Për mëngjes kemi menduar të bëjmë një ofertë me kafe, lëng boronice dhe kroasant, ideale për mëngjes. Kemi filluar edhe me sandviç”, tha menaxheri i kësaj pike.

Ndiqni videon e mëposhtme për t’u njohur me ambientin dhe detaje të tjera: 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark