Princi Charles: Do të dëshiroja të bëja më shumë rreth personave të pagjetur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Princi Charles: Do të dëshiroja të bëja më shumë rreth personave të pagjetur

    Insajderi
    19 March 2016 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Princi i Uellsit, Charles, i ftuar në një konferencë ndërfetare në Prizren foli për bashkëpunimin ndërfetar dhe tregoi se iu është thyer zemra kur ka dëgjuar për familjet e të pagjeturve.

    Duke kujtuar gjendjen e Kosovës në atë kohë, Charles ripërsëriti edhe njëherë atë që tha në Parlamentin e Serbisë, duke thënë që s’kemi pse “të bëhemi të burgosur të historisë”.

    Ai tha se kishte kënaqësinë që sot të takojë qytetarë të ndryshëm që i përkasin religjioneve të ndryshme, duke u shprehur i brengosur me familjarët e të pagjeturve, nga të cilët ka dëgjuar pak nga rrëfimet e tyre.

    “Çka dëgjova sot në Prishtinë më theu zemrën. Dëgjova njerëz që kanë humbur më të dashurit e tyre, e kam fjalën për personat e pagjetur. Do të dëshiroja të bëj më shumë rreth kësaj”, tha tutje Princi Charles.

    Charles, duke aluduar në luftën e fundit në Kosovë dhe duke folur rreth vizitës së tij në Beograd, tha se njerëzit kanë mundësinë për të rindërtuar urat e bashkëpunimit të qëndrueshëm.

    Pajtimi dhe falja, sipas tij, janë kryesoret që shpijnë drejt një të ardhme më të mirë. Charles ka mbërritur ditën e djeshme në Kosovë, ku po qëndron në vizitë, për herë të parë pas luftës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark