Princi saudit flet për rastin e gazetarit Khashoggi: Jam përgjegjës, por nuk e kam porositur vrasjen e tij – Insajderi
×
Fokus 3

Princi saudit flet për rastin e gazetarit Khashoggi: Jam përgjegjës, por nuk e kam porositur vrasjen e tij

Insajderi
30 September 2019 - 09:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Princi Saudit Mohammad bin Salman ka ripërsëritur edhe njëherë se “ka marrë përgjegjësinë e plotë” për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, por ka hedhur poshtë pretendimet se kishte porositur vrasjen e tij.

“Është një krim makabër. Si lider i Arabisë Saudite marrë përgjegjësinë e plotë, duke marrë parasysh faktin se atë krim e kanë kryer njerëz që punojnë për qeverinë saudite”, ka deklaruar Princi në 60 Minutes të televizionit amerikan CBS, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse kishte porositur vrasjen e Khashoggit, i cili vazhdimisht e kishte kritikuar nëpër kolumne princin e kurorës, Mohammad është përgjigjur: “Absolutisht jo”, duke shtuar se vrasja e gazetarit ka qenë “gabim”.

Duke u munduar ta minimizoj këtë ngjarje, ai tha se nuk mund ta di çdo mëngjes se çfarë bën secili që është i punësuar në institucionet shtetërore, duke marrë parasysh faktin se janë mbi tre milionë sauditë që punojnë në këto institucione.

Gazetari dhe kolumnisti i “Washington Post” ishte vrarë pasi kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll gjatë vitit të kaluar, e për vrasjen e tij janë akuzuar 11 persona, por deri më tani janë mbajtur vetëm disa seanca gjyqësore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark