Prindër për herë të dytë, a po e thumbon Tuna sërish Patrisin? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Prindër për herë të dytë, a po e thumbon Tuna sërish Patrisin?

    Insajderi
    23 May 2021 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artistja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu këtë muaj është bërë nënë për herë të dytë.

    Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, ajo ka treguar se ka mirëpritur një djalë të quajtur Zen.

    Pak pas shpërndarjes së lajmit ka reaguar edhe Patrisi, duke lënë të nënkuptohet se është babai i fëmijës së dytë të Tunës.

    Megjithëse janë bërë prindër për herë të dyytë, duket se kjo nuk e pengon këngëtaren që të vazhdojë e të hedhë thumba në rrjete sociale për ish-partnerin.

    Ajo ka publikuar këtë herë në Instagram një shprehje që duket se i drejtohet Patrisit.

    “Nëse doni një përgjigje të vërtetë nga një narcist, pyetini se çfarë i kanë bërë ish-at, pastaj dëgjoni me kujdes, ata po përshkruajnë në fakt veten e tyre”, thuhet në shprehjen e shpërndarë nga artistja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark