Babai i një vrasësit të katër nxënësve në Michigan është dënuar me burgim për vrasje të pavullnetshme, raporton BBC.
Gjatë gjykimit të James Crumbley, 47-vjeçar, është thënë se ka injoruar nevojat mendore të të birit të tij 15-vjeçar, duke ia blerë armën që e përdori në sulmin e nëntorit të vitit 2021.
Ai dhe bashkëshortja, e cila është dënuar nën akuzat e njëjta, tani përballen me burgim deri në 15 vjet.
Ky është rasti i parë gjyqësor që prindërit e një vrasësi mbahen përgjegjës për krimet e fëmijëve së tyre.
Vendimi përfundimtar ndaj çiftit do të shpallet më 9 prill.
Gjykimi i babait ka zgjatur një javë. Ai nuk ka reaguar teksa gjykata lexonte vendimin.
Djali i tyre ka vrarë studentët Tate Myre, 16-vjeçar, Hana St Juliana, 14-vjeçare, Madisyn Baldwin 17-vjeç dhe Justin Shilling 17-vjeç. Ai i vrau me revole gjysmëautomatike në Oxford High School. Gjatë sulmit u plagosën shtatë nxënës të tjerë.
Ai është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.