Insajderi
Botë

Prindërit dënohen me burgim për vrasjet që i kreu djali i tyre në SHBA, kjo është arsyeja

Insajderi
15 March 2024 - 17:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prindërit dënohen me burgim për vrasjet që i kreu djali i tyre në SHBA, kjo është arsyeja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Babai i një vrasësit të katër nxënësve në Michigan është dënuar me burgim për vrasje të pavullnetshme, raporton BBC.

Gjatë gjykimit të James Crumbley, 47-vjeçar, është thënë se ka injoruar nevojat mendore të të birit të tij 15-vjeçar, duke ia blerë armën që e përdori në sulmin e nëntorit të vitit 2021.

Ai dhe bashkëshortja, e cila është dënuar nën akuzat e njëjta, tani përballen me burgim deri në 15 vjet.

Ky është rasti i parë gjyqësor që prindërit e një vrasësi mbahen përgjegjës për krimet e fëmijëve së tyre.

Vendimi përfundimtar ndaj çiftit do të shpallet më 9 prill.

Gjykimi i babait ka zgjatur një javë. Ai nuk ka reaguar teksa gjykata lexonte vendimin.

Djali i tyre ka vrarë studentët Tate Myre, 16-vjeçar, Hana St Juliana, 14-vjeçare, Madisyn Baldwin 17-vjeç dhe Justin Shilling 17-vjeç. Ai i vrau me revole gjysmëautomatike në Oxford High School. Gjatë sulmit u plagosën shtatë nxënës të tjerë.

Ai është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark