Zotëriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu i cili me gradën politike është “Ministër Fuqiplotë” në vitin 2018 kur po punonte si Drejtor për Marrëdhënie dy Palëshe në Ministrinë e Punëve të Jashte kishte shërbyer edhe si fotograf i ish-ministrit të jashtëm, Behgjet Pacollit, shkruan Gazeta Insajderi.
Në atë përiudhë, kishte bërë bujë mediatike shtërngimi i duarve mes ish-ministrit Behgjet Pacolli dhe shefes së ekzekutivit në Serbi, Ana Bërnabiq në objektin e OKB-së.
E një detaj që nuk e kishte vënë re askush ishte personi se kush e kishte shkrepur fotografin e këtij takimi të shkurtër.
Nga një video që ishte publikuar, prapa dy personazhëve, shihet burri i presidentes Vjosa Omsani që në atë kohë mbante vetëm pozitën e drejtorit në Departamentin për Marrëdhënie dy Palëshe, duke shkrepur fotografinë me buzëqeshje.
Insajderi sjell dhe videon nga ky takim, mbrapa shihet zotëriu, Prindon Sadriu.
VIDEO
Teksa kjo ngjarje ka ndodhur para 4 viteve, sot për herë të parë me leje të qeverisë Kurti, kryeministja serbe Ana Bernabiq ka vizituar Kosovën përkatësist Mitrovicën Veriore./Gazeta Insajderi/