Prishja e koalicionit PDK-AAK, Shaqir Totaj flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishja e koalicionit PDK-AAK, Shaqir Totaj flet për Insajderin

    Insajderi
    03 January 2024 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është tërhequr sot nga koalicioni me PDK-në në Prizren. Pas këtij vendimi, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se njëra nga arsyet kryesore të këtij vendimi është kërkesa e tij për ndërrimin e drejtoreshës së shëndetësisë, pozitë të cilën e mbante motra e kryetarit të degës së AAK’së në Prizren.

    Kryetari Totaj tha se drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi nuk kishte performacë të mirë.

    Drejtoresha e Shëndetësisë ka qenë motra e kryetarit të degës së AAK’së. Na kemi kërku që me e ndërru këtë drejtoreshë sepse nuk ka pasur performancë. Na kemi kërku me ndërru drejtoreshën dhe jo me prish koalicionin, ata nuk kanë dashtë dhe janë tërhejkë.” – deklaroi Totaj.

    Tutje, Totaj tha se nesër do të tregoj më shumë detaje në konferencë për media.

    Ndërkaq, nga AAK kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e veprimeve të Shaqir Totajt, të cilat i ka bërë pa u konsultuar me ta.

    Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren”.

    Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës. Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.”, ka njoftuar AAK në Facebook./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark