×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prishja e ndërtimeve pa leje në komunën e Graçanicës, Duriqi: Preken më shumë shqiptarët

    Insajderi
    09 February 2023 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Visar Duriqi nga Insajder, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku komentoi vendimin e Komunës së Graçanicës për të shembur objektet pa leje në këtë komunë.

    Sipas tij, ata që do të preken më shumë nga ky vendim janë shqiptarët.

    “Komuna e Graçanicës ka marrë një nismë që është rrëzimi i ndërtimeve pa leje. E vërteta është që nga ky vendim do të preken pronarët shqiptarë për shkak se ndërtimet e mëdha i kanë bërë shqiptarët. Komuna, pak vite më parë ishte pjesë e Prishtinës dhe ka pasur interes prej njerëzve që të blihen prona.

    Çështja është se disa prej tyre kanë ndërtuar pa leje dhe do të preken. Ka dhe shtëpi të tjera që janë pronarë serbë dhe do të shohin nëse a do të rrëzohen ata apo janë vetëm për shqiptarët.”, tha ai./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark