Prishtina shënoi fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Drita, e cila luante ndeshjen e parë në shtëpi nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi, i cili e kishte marrë drejtimin e skuadrës para rreth dy javësh.
Ishte mesfushori i krahut Guthier Mankenda që realizoi në minutën e 85′ për t’i dhënë fitoren skuadrës më të trofeshme kosovare.
Drita mbetet ende në vendin e fundit në renditje, derisa Prishtina me këtë fitore është ngjitur në vendin e dytë. /Insajderi.com