Prishtina vazhdon të jetë aktive në afatin kalimtar. Skuadra e kryeqytetit kësaj radhe e ka prezantuar blerjen e sulmuesit Sunday Akinbule.
Sulmuesi nigerian ka përvojë në disa skuadra evropiane.
“Qendërsulmuesi me përvojë Sunday Akinbule ka lindur më 27.10.1996 në Nigeri. Në skuadrën tonë vije nga ekipi i 4-të i klasifikuar në Maltë, Marsaxlokk. Karrierën ka filluar te skuadra nigeriane Gateëay, ndërsa ka vazhduar në Portugali te skuadrat Torreense, Farense, Sertanense, Felguieras, duke vazhduar në Arabi Saudite te Al-ëashm, në Spartaks të Letonisë, Soligorks të Bjellorusisë dhe te skuadra malteze, Mosta” thuhet në njoftimin e Prishtinës.