Një konferencë e tillë është nevojë, e jo deshirë. Me kaq pak fjalë mund të artikulohet mendimi kolektiv i kompanisë Rave, e cila me datën 3 dhe 4 dhjetor sjellin Prishtina Music Conference (ose PMC) në qendër të qytetit, te Kino Armata.
Sipas Rave, kjo konferencë dy ditore permban një program të gjerë me tema specifike gjithëperfshirëseku për synim ka “zhvillimin e perspektivave ndryshe të mendimit rreth zhvillimit të muzikës në Kosovë,rajon dhe botë.” Kjo konferencë poashtu synon të krijoje një rrjet bashkepunimi ndërkulturore ku njerë nga e gjith Ballkani e bota të vijne në Prishtinë. “Perpos njohurive të reja në vazhdimësi, konferenca do jetë krijues i nje komunitet bashkëpunues e frymëzues për të gjithë ata që janë të interesuar në industri t’muzikës” thuhet meë tutje në këtë projekt i cili pritet të përkrahet nga organizata vendore e të huaja.
Konferenca do të mbahet në Kino Armata, ku do te shfrytezohet e tërë hapesira për mbarëvajtjen dy- ditore të konferencës. Programi do ftoje folës kryesore, të cilët do të percjellen nga panelist profesionist dhe nga njerëz të shoqerisë civile. Poashtu, Rave ka paralajmëruar se do ketë edhe dy apo tri ekspozita në galeritë afër qendrës së qytetit. Ne thelb, programi do vjen në formë të prezantimit, prezantim e diskutim me panelist, si dhe prezantim e diskutim me panelist të shoqeruar me pytje nga publiku i pranishm. Aktivitetet tjera perfshijnë performanca t’muzikës nga muzicient lokal e ndërkombetare, ekspoze të artit muzikore, ekspoze të fotografive nostalgjike të eventeve të ndryshme në Kosovë, ekspoze të paisjeve analog të muzikës elektronike, ligjerata rreth pajisjeve të ndryshme muzikore, etj.
Sipas Rave, muajt në vijim do jenë të mbushura me informata rreth konferencës, ku në fokus do jetë shpalosja e programit në menyrë graduale në media sociale.
Social media:
facebook.com/prishtinamusiconference
.instagram.com/prmusiconference