Prishtina Parking për një ditë inkason 11 mijë euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prishtina Parking për një ditë inkason 11 mijë euro

    Insajderi
    13 August 2023 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” për një ditë po arrijnë që t’i grumbullojë 11 mijë euro, përderisa deri në fund të viti synon që të inkasojë 3 milionë, bëri të ditur kryeshefi Sokol Havolli.

    Havolli tha për Ekonomia Online se inkasimet që bëhen nga qytetarët që e shfrytëzojnë parkingjet që menaxhohen nga kjo ndërmarrje do të kthehen si investim brenda lagjeve rezidenciale.

    Ai shtoi se në fillim të mandatit të tij të hyrat ditore kanë qenë rreth 7 mijë euro, mirëpo sipas tij, pas nivelit të përmirësimit të kushteve shuma e të hyrave ditore kap shifrën e 11 mijë eurove.

    “Po tash shifrat natyrisht se i kemi në bazë të segmenteve të caktuara, mund ta them që të hyrat ditore në fillim të mandatit tim kanë qenë diku rreth 7 mijë euro, ndërsa tani më kemi arritur në një nivel tejet të përmirësuar të inkasimin ku arrijmë shumën ditore që e kalon vlerën prej 11 mijë euro. Sigurisht sezoni e verës ka aktivitet më të madh sidomos në zonat komerciale, mirëpo në baza ditore rreth 11 mijë euro”, tha ai.

    Havolli theksoi se në sezonin e verës aktiviteti është më i madh sidomos në zonat komerciale dhe se ty hyrat mund të jenë më të mëdha.

    “Planifikimi për këtë vit është që të arrijmë në një buxhet mbi 3 milionë euro të të hyrave. Fillimisht e kemi pasur një planë pak më ambicioz, mirëpo për shkak që rregullorja e re ende nuk ka hyrë në fuqi dhe nuk e ka zgjatur orarin e punës ashtu siç e kemi kërkuar nuk kemi mundur mos ta realizojmë projeksionin”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark