Prishtina sot ishte qyteti më i ndotur në botë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina sot ishte qyteti më i ndotur në botë

    Insajderi
    19 December 2016 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajri i ndotur në Prishtinë është bërë temë debati këto muaj qysh prej kohës kur Ambasada Amerikane publikoi matjet e ajrit nga objekti i ambasadës në lagjen Dragodan.

    Por sipas matjeve zyrtare Prishtina gjatë së hënës ka pasur ajrin më të ndotur se Pekini, kryeqyteti kinez që llogaritet të jetë edhe qyteti me ajrin më të ndotur në botë.

    prishtina

    Sipas statistikave nga 300 deri në 500 është shkalla e fundit e ndotjes së ajrit dhe Prishtina ka qenë gjatë mbrëmjes me ajrin më të ndotur gjatë këtyre muajve që ka shkuar ne 430.

    430

    E sipas Ambasadës Amerikane dhënë në emisionin “Përballje” në televizionin Dukagjini, ka thënë se ndotësit më të mëdhenj të ajrit nuk janë termocentralet por amvisëria.

    “Përderisa parashikimet tona ishin se ndotësi më i madh i ajrit në qytet është termoelektrana e Obiliqit, ndryshimi në mes ndotjes së ajrit gjatë stinës së verës dhe dimrit tregon se kontribuues më i madh i ndotjes së ajrit në lagjen Arbëri/Dragodan mund të jetë djegia e qymyrit dhe e drurit që përdoret për ngrohjen e shtëpive private (amvisnive)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

    pekin

    Ambasada ka komentuar vetëm për cilësinë e ajrit bazuar në matjet e bëra nga aparati për monitorimin e cilësisë së ajrit i cili është i vendosur brenda oborrit të ambasadës, teksa iniciativa #MerrFryme ka vënë alarmin për hapa urgjent.

    Kjo iniciativë ka mbajtur të premten edhe një protestë ku ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Komuna e Prishtinës që të ndërmarrin hapa urgjent në ndalimin ndotësve të ajrit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark