×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prishtinë: Arrestohen pesë persona nën dyshimin për prostitucion

    Insajderi
    22 February 2023 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme tre burra dhe dy gra janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim me prostitucion.

    Sipas raportit policor, të njëjtit kanë ofruar lokale për prostitucion.

    Gjithashtu, si prova në një lokal janë konfiskuar një telefon dhe 60 euro.

    Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

    Prishtinë 21.02.2023-18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të lartcekur duke ofruar lokale  për prostitucion. Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar:  një telefon dhe 60€ kesh para. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark