×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri sulmon fizikisht gruan e tij, e bënë për spital

    Insajderi
    03 February 2016 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhuna fizike e ushtruar nga ana e bashkëshortit ndaj gruas së tij ka detyruar viktimën që të kërkojë tretman mjekësor.  Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe deri tek incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur të dy palët e përfshira në këtë ngjarje.

    Rasti është duke u hetuar me procedurë të rregullt, ka njoftuar policia.

    Në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndër të tjerash  njoftohet se është arrestuar një person në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka organizuar skema piramidale të bixhozit.  Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

    Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë kryer 27 arrestime nga ana e Policisë së Kosovës, prej të ciëlve 16 janë në mbajtje.  Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 31 aksidente, prej të cilave nentë janë me të lënduar./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark