×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prishtinë: Gjuajti me kallashnikov tre persona dhe hodhi armën në shportë mbeturinash, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    15 May 2023 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47 në Prishtinë.

    Me këtë armë dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës arma është konfiskuar me 27-fishekë, ndërsa vetura e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim.

    Viktimat që ishin në veturë në momentin që është shtënë në drejtim të saj janë paraqitur në stacionin policor.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Raporti i plotë:

    Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 14.05.2023-18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona. Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë, ndërsa vetura  e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim. Në stacionin policor janë paraqitur tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë qenë në veturë në momentin kur është shtënë në drejtim të veturës. Me vendim të prokurorit janë inicuar rastet e lartcekura ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark