×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prishtinë: Menaxheri dhe kamerieri i lokalit rrihen mes vete, s’u morën vesh për punë

    Insajderi
    24 March 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një menaxher i një lokali dhe një kamerier janë përfshirë në rrahje si pasojë e një mosmarrëveshje që ka ndodhur.

    Ngjarja ka ndodhru në Prishtinë në orët e para të së shtunës, teksa rastin e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas policisë, njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka është detyruar të marrë tretman mjekësor.

    ““LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë / 23.03.2024 – 03:17. Pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës mashkull/kosovar, menaxher i lokalit dhe të dyshuarit mashkull/k, kamerier lidhur me punën, janë rrahur mes veti dhe si pasojë i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark