Policia ka arritur të kapë të dyshuarin mashkull, i cili një ditë më parë, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy femra, në Rrugën “Mbreti Zog”, në Prishtinë.
Si pasojë e këtij sulmi viktimat kanë pësuar lëndime trupore, të cilat më pas kanë pranuar një tretman mjekësor.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas arrestimit, me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com