Tetë paketime dhe tri kavanoza qelqi të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 5.3 kilogramë, janë gjetur dje në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën ”Nezir Spanca” në Prishtinë.
Gjatë kontrollës po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar dy peshore digjitale të cilat dyshohet se kanë shërbyer për matjen e substancave narkotike, një telefon celularë, një armë zjarri dhe dy fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv