Insajderi
Lajme

Prishtinë: Nuk i dhanë raport për pushim mjekësor, kanos stafin e QKMF’së

Insajderi
14 August 2024 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prishtinë: Nuk i dhanë raport për pushim mjekësor, kanos stafin e QKMF’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje ndaj stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Përmes raportit ditor, policia thotë se i dyshuari kishte kanosur personelin e QKMF’së pasi s’kishte arritur t’i sigurohet raport për pushim mjekësor, shkruan Insajderi.

“Rr. Bajram Bahtiri , Prishtinë 13.08.2024-19:25.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur personelin mjekësor ne QKMF, pasi që e kanë njoftuar të dyshuarin se sot nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas PK’së, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark