×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prishtinë: Policia kapë tre dilera në operacionin “Shtigjet”, sekuestrohet sasi e madhe droge

    Insajderi
    14 April 2024 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës bashkë me njësitet e anti-drogës ka bërë të ditur për realizimin e një operacioni të quajtur “Shtigjet”. Përgjatë këtij operacioni janë konfiskuar substanca narkotike në vlerë prej përreth 30 mijë eurosh dhe janë arrestuar tre persona në Prishtinë.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se fillimisht në rrugën “Fehmi Agani” mbrëmë janë ndaluar tre persona. Përgjatë kontrollimit të banesës së tyre janë gjetur narkotikët si në vijim: kërpudha, TUSI (drogë e re), Extasy, marihuanë, ketaminë, MDMA, SPEED, LSD, kokainë.

    “Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme.

    Me datën 13.04.2024 rreth orës 21:30, në funksion të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe gjetjes së dëshmive antidroga e Policisë së Kosovës ka planifikuar dhe realizuar një plan të shpejt taktik ku fillimisht në Rr.”Fehmi Agani” në Prishtinë në një parking është ndaluar i dyshuari i parë me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), i cili është prezantuar me dokument identifikimi të falsifikuar me emër tjetër me iniciale (L.G; data e lindjes:01.06.1992) dokument i lëshuar nga një shtet tjetër dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur 650 euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe dy telefona celular.

    Në vazhdën e realizimit të operacionit policor në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari i dytë me iniciale (N.G; data e lindjes: 14.07.2000), me veturën e tipit Golf 8, ngjyrë e zezë me targa nga të huaja dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para te gatshme, një telefon celular dhe qelësat e një banese.

    Njëkohësisht nga ekipet e antidrogës në teren është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, me iniciale D.G; data e lindjes: 19.07.2000, i cili ndodhej afër një automjeti me ngjyrë të bardhë me targa të lëshuar nga po i njëjti shtet i huaj sikurse automjeti i të dyshuarit të dytë dhe gjate kontrollit të automjetit në derën e saj nga ana e shoferit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gram .

    Lidhur me operacionin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, është proceduar dhe ka vazhduar operacioni i bastisjes dhe kontrollit në Rr.”Fehmi Agani” në banesën e të dyshuarit me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), e cila dyshohet se ka qenë në shfrytëzim nga tre të dyshuarit e lartpërmendur me iniciale”, thuhet në njoftim.

    Gjatë realizimit të kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:

    • Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram,

    • Pesë (5) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gram

    • Nëntëmbëdhjetë (19) qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram

    • Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram

    • Një (1) cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram

    • Njëzet e katër (24) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram.

    • Nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram

    • Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram.

    • Dyzet e shtatë (47) tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD

    • Njëzet e tetë (28) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.

    • Një (1) paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram

    • Nëntëdhjetë e shtatë (97) copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).

    • Një (1) armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator

    • Një (1) armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek

    • Një (1) llap top ACER

    • Një (1) llap top MAC BOOK

    • Dy (2) peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla.

    • Një (1) paketë me qindra qese të thata për paketim,

    • Dy (2) automjete.

    • Një (1) motoçikletë.

    • Pesë (5) telefona.

    Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi tridhje mijë euro (30.000 euro).

    “Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësia K9 dhe njësia rajonale e Fornzikës në Prishtinë, për menaxhimin e provave materiale dhe procedurë të mëtejme”.

    “Tre (3) të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë derguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark