Policia e Kosovës ka njoftuar për vet-dorëzimin e një të dyshuari për vrasje në tentativë të para tri vitesh.
Siç njofton policia përmes raportit ditor, i dyshuari është vetdorëzuar në stacion policor të martën, shkruan Insajderi.
“VRASJE NË TENTATIVË – Prishtinë / 06.07.2021 – 04:00. Lidhur me rastin është raportuar se me 02.10.2024 është vet-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor. /Insajderi.org/