×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    “Prisja lajmin për babanë e sëmurë, më erdhi servili i pushtetit me 30 policë”, avokati Berisha rrëfen për arrestimin

    Insajderi
    18 July 2023 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Besnik Berisha që ditë më parë u arrestua me urdhër të Prokurorit Rasim Maloku që po e zgjeron hetimin në rastin e njohur si “Brezovica”, ka rrëfyer ekskluzivisht për Insajderin.

    Në këtë intervistë të gjatë ai ka lëshuar një seri akuzash për Prokurorin Maloku, të cilin ditë më parë publikisht e quajti edhe ‘këlysh i pushtetit”.

    Thotë që qëndron prapa këtyre epiteteve që ka përdorur për të, dhe shumë të tjera, që sipas tij i meriton Prokurori Maloku.

    Ai në këtë intervistë të gjatë ka rrëfyer për momentin kur ndodhi arrestimi i tij, herët në mëngjes, derisa ai frikësohej se dikush do ta lajmëronte për eventualisht vdekjen e babait të tij që vuan nga një sëmundje dhe avokati Berisha kujdeset edhe personalisht për të.

    Në këtë intervistë ai nuk është kursyer në akuza deri te ajo që sipas tij Prokurori Rasim Maloku edhe shantazhon biznesmenë.

    Për më shumë, shiko videon:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark