×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Priten erëra të fuqishme edhe sot në Kosovë

    Insajderi
    12 February 2024 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për sot është parashikuar mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë edhe riga lokale shiu. Në njoftimin e IHMK’së thuhet se do të ketë edhe erëra të fuqishme kohë pas kohe.

    Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë rrebesh, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas Meteo Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

    Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark