Sot gjatë ditës do të ketë reduktime të energjisë elektrike, si pasojë e ndërprerjes së prodhimit në Termocentralin “Kosova B”.
KESCO përmes një njoftimi për media ka sqaruar se ndërprerjet e rrymës do të jenë shkaku i ndërprerjes së paparashikuar të prodhimit nga termocentrali “Kosova B”.
“KESCO informon se sot në mëngjes, njësia B2 e termocentralit Kosova B është ndalur në mënyrë të paplanifikuar, një ditë para ndaljes për mirëmbajtje të planifikuar”, njofton KESCO.
Ndërsa, siç thuhet në njoftim, KESCO ka bërë të gjitha përgatitjet që konsumatorët të mos mbesin pa furnizim me rrymë.
“KESCO ka reaguar menjëherë dhe e ka siguruar energjinë elektrike të nevojshme, por derisa të bëhet efektiv kërkon kohë për shkak të procedurave ndërkombëtare”, thuhet në këtë njoftim. /Insajderi