Pritje të gjata për të dalur nga Merdara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritje të gjata për të dalur nga Merdara

    Insajderi
    26 April 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kolona të gjatë janë krijuar në pikëkalimin kufitar në Merdarë pasi shumë bashkatdhetarë po kthehen në vendet ku jetojnë.

    Fluksi më i madh i veturave është në dalje të Merdarës, aty ku kolona ka arritur në 1 kilometër gjatësi.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë nga 100 deri në 120 minuta.

    Përditësimi i fundit i të dhënave është bërë rreth orës 09:35, me pikëkalimet e tjera kufitare ku pritjet janë më të shkurtra.

    Edhe te pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë ka pritje më të theksuar: 25 deri në 30 minuta, teksa kolona është 200 metra e gjatë./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark