Sezoni i pestë i pjesës së parë të “La Casa de Papel” u vu në dispozicion të shikuesve të Netflix ndërsa drama popullore spanjolle po përfundon.
Tetë episodet e pjesës së parë të sezonit të pestë tashmë jenë të publikuar nga sot (e premte), 3 shtator.
Me risitë dhe veçantinë e personazheve të tij, La casa de papel është bërë një fenomen që kur Netflix e shtoi atë në rrjetin e tij në fund të vitit 2017 .
Në fillim të po atij viti, Antena 3 kishte transmetuar sezonin e parë të këtij seriali, por gjithçka kaloi pa zhurmë.
Transmetimi në Netflix bëri që seriali të shënonte një sukses global. Ai tashmë fillon udhëtimin e tij të fundit ,nga 3 shtatori, ditë kur lançohet sezoni i pestë.
Alex Pina, krijuesi i serialit që ka shtangur botën në Netfliz ka vendosur që ta mbyllë historinë me një fund befasues. Të pktën kështu tregon ai vetë. Në një intervistë për LaNacion.com, Pina tregon se në sezonin e pestë do të prezantohen tre prurje të reja, Rafael (Patrick Criado), i biri i Berlinit; René (Miguel Ángel Silvestre), një dashuri e vjetër e Tokios ; dhe Sagasta (José Manuel Seda), komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë Spanjolle.
Me bandën e izoluar në Bankën e Spanjës dhe Profesorin e kapur, në sezonin e pestë dhe të fundit të La casa de papel, armiku më i fuqishëm me të cilin grupi është përballur ndonjëherë shfaqet dhe është: Ushtria. Alex Pina është shumë i qartë për çmimin që mund të paguajë nëse devijon vetëm disa centimetra nga rruga e ndjekur në imagjinatën e atyre që mezi e presin vazhdimin e këtij dhe nuk është i gatshëm ta bëjë këtë. Ai premton: Shpërthim!