×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Merdarja deri në një orë

    Insajderi
    31 July 2023 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar në Merdarë shkojnë deri në një orë.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona për të hyrë në Kosovë nga Merdari është 1 kilometër, ndërsa pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë 3 deri në 5 minuta.

    Kurse, pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 30 minuta.

    Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, por ato janë për të dalë nga Kosova, e që shkojnë deri në 50 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë, pritjet janë deri në 15 minuta.

    Gjendje më e mirë paraqitet në pikat tjera kufitare, ku pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark