Dje Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, e cila për pasojë është detyruar që të kërkojë ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që ka pasur qifti. Siç njofton policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky është një nga 19 personat që janë dërguar në mbajtje në 24 orët e fundit në polici. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, policia ka njoftuar se kanë ndodhur 44 aksidente trafiku por që nuk është shënuar ndonjë vdekje si pasojë e lëndimeve. /Insajderi