×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizren, arrestohet një person pasi rrahu të dashurën

    Insajderi
    12 February 2016 - 11:35

    Dje Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, e cila për pasojë është detyruar që të kërkojë ndihmë mjekësore.

    Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që ka pasur qifti.  Siç njofton policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ky është një nga 19 personat që janë dërguar në mbajtje në 24 orët e fundit në polici.  Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, policia ka njoftuar se kanë ndodhur 44 aksidente trafiku por që nuk është shënuar ndonjë vdekje si pasojë e lëndimeve. /Insajderi

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark