Më 8 maj 2025, rreth orës 18:25, janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, shkruan Insajderi.
Gjatë kontrollit fillestar, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 18.45 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, një thikë dhe dy telefona mobilë.
Pas konsultimit me prokurorin, janë bastisur shtëpitë e tyre. Në shtëpinë e njërit të dyshuar u gjetën edhe 2.83 gramë substancë e dyshuar narkotike (marihuanë), një peshore dixhitale, një grinder, një thikë dhe një boks hekuri.
“Fsh. Poslisht, Prizren 08.05.2025-18:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar: 18.45 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë një thikë dhe dy telefona. Në konsultim me prokurorin, janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur edhe 2.83 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dixhitale, një grinder, një thikë dhe një boks hekuri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”