Insajderi
Lajme

Prizren: Policia arreston të dënuarin me 1 vit burg për “lëndim të lehtë trupor”

Insajderi
24 June 2026 - 18:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prizren: Policia arreston të dënuarin me 1 vit burg për “lëndim të lehtë trupor”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më datë 24 qershor 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin R.G., mashkull nga Prizreni.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar me 1 (një) vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

R.G. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark