×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prizrenasi kapet duke bërë pedofili- Si babai i dy fëmijëve e shqetësonte një të mitur me foto nudo?

    Insajderi
    10 March 2024 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Elvis Xhaferi, 45 vjeçar, nëpërmjet thirrjeve te vazhdueshme telefonike dhe bisedave të karakterit seksual ka shkaktuar shqetësim tek një e mitur. Biseda është marrë përsipër nga ekipi i ‘Piranjas’ në Shqipëri, të cilin kanë arritur ta identifikojnë dhe intervistojnë në vendin e punës në Prizren.

    Ai nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ dërgoi një kolazh të fotografive të organit gjenital, duke e shoqëruar me shprehje perverse, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai prezantohej si mërgimtar qe punon ne Aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë, ndonëse puna e tij reale ishte si mekanik në Prizren.

    Ekipi i ‘Piranjat’ shkon ta vizitojë në vendin e punës dhe e pyet se çfarë mendimi ka ai për pedofilinë, duke e kundërshtuar atë si fenomen. Ai konfirmon se është baba i dy fëmijëve, një vajze 17-vjeçare dhe një djali 18-vjeç.

    Kur pyetet se si do të vepronte nëse dikush do t’i shkruante vajzës së tij të mitur, ai thotë se do t’i drejtohej Policisë së Kosovës.

    Gazetarja e pyet nëse i ka shkruar vajzës së mitur që jeton në Tiranë, mirëpo Elvis Xhaferi e mohon fillimisht.

    Më pas, ai e pranon dhe thotë se ndjen keqardhje për veprimet e bëra.

    “A mund ta ndalësh atë se po më pengon”, thotë gjatë bisedës prizrenasi. /Insajderi.org/

    Materialin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark