Sot në Prizren do të mbahet protestë qytetare, ku do të kërkohet përgjegjësi për vdekjen e tri vjeçares, Xheneta Gashi.
Përfaqësues të OJQ-ve, kanë treguar se protesta pritet të fillojë nga ora 12:00, në Sheshin” Shatërvani”, ku do të kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që sipas tyre, këta janë përgjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës tri vjeçare.
Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës së sotme për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vdekjen tragjike të Xhenetës, pwrcjellw Lajmi.net.
Hajrullah Çeku, nga organizata “Ec Ma Ndryshe”, tha se në momentin kur është iniciuar protesta prej organizatave në Prizren, kanë marrë edhe përkrahjen e dhjetëra organizatave jo qeveritare.
Çeku tha se me këtë protestë do të përcjellin kërkesën deputetëve të Kuvendit të Kosovës t ë cilët vijnë nga Prizreni që rastin e fundit, atë të vdekjes tragjike të Xhenetës ta ngrisin edhe në njërën prej seancave të Kuvendit të Kosovës.