Probleme me lëkurën gjatë karantinimit? Këto mund të jenë arsyet - Insajderi
×
LifeStyle

Probleme me lëkurën gjatë karantinimit? Këto mund të jenë arsyet

Insajderi
06 May 2020 - 14:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ende po vuani nga acarimi i lëkurës së fytyrës edhe pse keni qëndruar larg grimit të përditshëm? Kjo është arsyeja e vërtetë pse.

Edhe pse kemi pritur që nga garantimi lëkura jonë të pastrohet dhe të detoksifikohet mirëpo shumë keni mbetur të zhgënjyer dhe po vuani me acarimin e lëkurës më shumë se zakonisht.

Dhe ndërsa kjo mund të mos ketë kuptim për ne, me sa duket është plotësisht e kuptueshme, sipas estetistes klinike dhe bashkëthemeluese e Mortar and Milk, Pamela Marshall.

Duke folur me revistën Cosmopolitan, Pamela zbuloi se ka shumë “faktorë” të përfshirë në shkaktimin e acarimit të lëkurës gjatë vetë-izolimit dhe bllokimeve.

Nga këta, fajtorët kryesorë janë stresi, dieta, higjiena dhe mungesa e vitaminës D.

Pamela Marshall shpjegoi: “Kur trupi ynë është i stresuar ai lëshon kortizol.”

“Kur kortizoli është i lartë, prodhimi i estrogjenit ulet. Ndërsa estrogjeni ynë zvogëlohet, androgjeni ynë (hormoni seksual mashkullor) është në bollëk dhe do të dërgojë mesazhe në gjëndrat dhjamore për të prodhuar më shumë vaj.”

Ajo vazhdoi: “Poret tona nuk pëlqejnë një bollëk prej asgjëje, prandaj ata do të fryhen dhe ndizen, duke krijuar një puçërr”.

Është e kuptueshme që njerëzit janë të stresuar gjatë pandemisë aktuale të koronavirusit, por është e rëndësishme që lëkura dhe shëndeti juaj mendor të marrin kohë për t’u çlodhur dhe për të larguar mendjen nga pandemia e tanishme.

Ushqimi i pashëndetshëm këtyre ditëve i krijon shumë stres trupit tonë i cili më pas përkthehet në shëndet të dobët të lëkurës, thonjve dhe flokëve.

Me këtë në mendje, është e rëndësishme t’i përmbaheni regjimeve tuaja të shëndetshme të ushqimit, edhe pse ju jeni në shtëpi gjatë gjithë ditës dhe keni qasje të vazhdueshme në ushqimet e pashëndetshme.

Një faktor tjetër që kontribuon është edhe mungesa e vitaminës D për shkak të izolimit, zbulon Pamela.

“Vitamina D është e rëndësishme për zhvillimin e qelizave, kështu që të mos jesh në gjendje të jesh jashtë do të rrisë mungesën e saj”, shpjegoi ajo.

Një mënyrë e thjeshtë për të luftuar këtë është të siguroheni që po merrni disa rreze dielli në lëkurën tuaj gjatë ditës, pavarësisht nëse jeni ulur në kopshtin tuaj ose jashtë në një seancë stërvitore të ditës.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark